“Luis Hamilton te Ferrari? Do të ishte i mirëseardhur”. Fjalë të dala nga goja e Sharl Leklerk, pilotit francez të skuderisë së madhe italiane. Një kalim i mundshëm i kampionit të botës, Luis Hamilton, te Ferrari, është bërë çështja e ditës në botën e Formula 1. Bëhet fjalë për sezonin 2021, pasi anglezit t’i ketë përfunduar kontrata që ka me Mercedesin.
Presidenti i Ferrarit, Xhon Elkan, është takuar dy herë me Luis Hamiltonin gjatë këtij viti dhe pas triumit në Abu Dhabi anglezi nuk e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe të mendosh për të ardhmen. Një nga drejtuesit e Mercedesit, Toto Volf, është dukur i sigurt për rinovimin e kontratës me Hamiltonin, por ka pranuar gjithashtu se ka 25% mundësi që palët të ndahen këtu.
Çfarë mendon Leklerk për bashkëpunimin e Ferrarit me Hamiltonin? Ka zëra që thonë se një ardhje e mundshme e 6 herë kampionit të botës te Ferrari do të thotë edhe largimi i francezit, ndaj të cilit ka humbur besimi i skuderisë, por vetë piloti nuk është dukur shumë i shqetësuar për këtë fakt. “Jemi në një garë të Formula 1 dhe duam të garojmë me më të mirët. Mua më është dhënë mundësia të kem në krah një pilot që është shpallur 4 herë kampion bote si Sebastian Fetel, nga i cili kam mësuar shumë. Nga këta kampionë vetëm mund të mësosh”, – ka shtuar Leklerk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.