Motosport

Leklerk bën Ferrarin të ëndërrojë, rikthehet të fitojë pas 9 vitesh në Monza

Mjaftoi debutimi në Belgjikë dhe tashmë Çarls Leklerk nuk dëshiron t’i ndahet më vendit të parë në podiumin e fituesve. Piloti i dytë i Ferrarit arriti të shpallej fitues i Çmimit të Madh të Italisë, pasi një dueli shumë të fortë me pilotët e Mercedez.

https://twitter.com/F1/status/1170708739994898432

Finlandezi, arriti të përballojë një nevrik si Hamilton për më shumë se 50 xhiro dhe bëri pasi në fund ia doli që të marrë fitoren e dytë në karrierën e tij dhe të parën për Ferrarin pas 9 vitesh në Monza (pista e shtëpisë).

https://twitter.com/i/status/1170711454699401218

Pas xhamave të tij Leklerk la Botas dhe Hamilton, të cilët tashmë do duhet të luftojnë përballë një Ferrari ‘kokëkuq’ që nuk e kishin llogaritur në fillim. Vetel, piloti kryesor i skuderisë italiane edhe këtë garë ka zhgënjyer, duke mos shkuar më shumë se vendi i 13, duke dalë thatë edhe në këtë garë. Pista e Monza këtë të dielë pa një garat më të bukura, pasi përveç kryesuesve dueled he parakalime të shumta pati edhe nga pilotët e prapavijës.

https://twitter.com/i/status/1170713508633350144

Pas kësaj gare, Hamilton vijon të jetë i pari në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, ndërsa për konstruktorë, Mercedes vijon të mbajë të njëjtë distancën me Ferrarin dhe Red Bull.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë