Biznes

Lejet e ndërtimit bien në numër, por rriten në sipërfaqe. 1.2 mln metër2 për periudhën janar-qershor

Nga Gazeta 'SI' - Në periudhën prill-qershor 2022, në Shqipëri, janë dhënë 339 leje ndërtimi në një hapësirë prej 661.945 m2.  Lejet e dhëna janë në rënie nga e njëjta periudhë e një viti më parë, por sipërfaqja e dhënë është më e madhe. Në periudhën prill-qershor 2021, u dhanë 347 leje ndërtimi në një sipërfaqe prej 544.127 m2.

Në tremujorin e dytë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 26 miliardë lekë, nga 23 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje me 12%.

Në numër, pjesa më e madhe e lejeve është dhënë për ndërtimin e banesave me dy kate, 103 të tilla dhe 23 mijë m2. Por, sipërfaqja më e madhe i përket ndërtimeve për banim mbi tre kate, pallatet, 230.087 m2 dhe me 68 leje. Për banesat mbi tre kate janë llogaritur punime me vlerë mbi 6.7 mld lekë nga 23.6 mld lekë në total.

95 leje janë dhënë për Tiranën dhe 90 për Durrësin.

Në tremujorin e parë 2022, periudha janar-mars, u dhanë 397 leje ndërtimi dhe mbi 1 mln m2 sipërfaqe. Në total për të gjithë periudhën janar-qershor, janë dhënë 744 leje ndërtimi dhe  më shumë se 1.2 mld m2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë