Lajme

Leicester, manovra e pilotit-hero shmangu tragjedinë

Telekamerat e jashtme të “King “Power Stadium” në Leicester, kanë filmuar momentin në të cilin helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha është rrëzuar në parkingun e stadiumit, duke shkaktuar vdekjen e padronit të “Dhelprave” dhe të katër personave të tjerë: asistenti i tij Kaveporn Punpare, ish-Miss Tajlanda, Nursara Suknamai dhe piloti Eric Swëaffer, së bashku me ndihmësen e tij dhe të fejuarën njëkohësisht, Izabela Roza Lechowicz.

Ashtu siç vërehet nga kamerat e sigurisë (video është shpërndarë në profilin Twitter, @a_brown83), helikopteri është ngritur në orën 20:35 në fund të ndeshjes Leicester-West Ham. Lartësia maksimale e arritur e tij ka qenë 200 këmbë, rreth 60 metra (dhe ky është pikërisht momenti ku kamerat nuk arrijnë që ta inkuadrojnë).

Pastaj duket që helikopteri rrëzohet, duke nisur të rrotullohet rreth vetes, deri sa shembet në tokë.

Në gazetat britanike, Eric Swaffer, piloti, është cilësuar si një hero: manovra e tij ka shmangur atë që helikopteri të përplasej në sheshin qendror të stadiumit, akoma i populluar me tifozë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë