"Imagjinoj një ulërimë kolektive çlirimi, që ta përzërë përgjithmonë këtë makth". Për të larguar mallkimin e Koronavirusit, Marko Tardeli, ish-futbollisti i Italisë, kampion bote në vitin 1982, u është drejtuar të gjithë italianëve me një postim në profilin e tij në Tuiter.
Ish-mesfushori i Italisë ka mbetur në memorien e të gjithë sportdashësve për ulërimën e famshme të 82-shit, pas golit të dytë në finalen ndaj Gjermanisë, që përfundoi 3-1 për axurrët. Tardeli hyri në histori me atë gol, por edhe në zemrën e të gjithë italianëve.
Edhe ai po e vuan shumë situatën kritike të krijuar veçanërisht në Itali nga pandemia e Koronavirusit. Ish-mesfushori e shoqëron postimin e tij me foton e festës së golit ndaj Gjermanisë. "Ëndërroj një ulërimë si ajo e Botërorit të 1982-shit, që të largojë makthin”, - shkruan ish-futbollisti, duke iu referuar emergjencës së krijuar nga Koronavirusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.