Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin pasditen e të premtes ankimimin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 të hetuarit e tjerë për tenderin e ujësjellësit, duke i lënë në qeli.
Një argument i paraqitur nga Alla ishte dhe gjendja shëndetësore e tij, i cili rezulton se është shtruar në ambientet e spitalit të burgut për shkak të disa problemeve shëndetësore gjatë ditëve të fundit.
Për këtë masë të marrë nga Apeli, avokati i Lefter Allës Hysni Demiraj deklaroi se çështjen do e ndjekin deri në Strasburg nëse është e nevojshme. Sipas Demirajt, është kryer një shkelje e rëndë e Kushtetutës.
Edhe për të pandehurit e tjerë të marrë nën akuzë nga SPAK për tenderin 3.2 miliardë lekë të ujësjellësit të Bulqizës, GJKKO nuk e ndryshoi masën e sigurisë, duke i lënë në burg.
Pavarësisht se argumentuan që nuk paraqesin rrezikshmëri dhe se do paraqiten përballë drejtësisë sa herë të jetë e nevojshme, ata do të mbeten në qeli.
Ish-zyrtari i lartë, nuk u paraqit në seancë dhe e përfaqësua nga avokati i tij, pasi ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve me zemrën
Lefter Alla u arrestua në 15 mars akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazizë në tendera, lidhur me tenderin me vlerë afro 3 milionë euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.
Në seancën gjyqësore do të vendoset edhe për zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Bulqizës, të cilët u arrestuan për tenderin prej 3 milionë eurosh për ndërtimin e një ujësjellësi. Ish-kryebashkiaku dyshohet se ka favorizuar kompanitë e të afërmve të tij për të fituar tenderin publik.
Në 24 mars, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të Lefter Allës, ndërsa kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se Partiaa Socialiste nuk do të bëhet zyrë avokatie për asnjë zyrtar që shkel ligjin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.