Njerez

LeBron Xhejms ngre zërin kundër racizmit: Po zhdukemi çdo ditë!

LeBron Xhejms ka ngritur sërish zërin për të denoncuar pabarazinë sociale dhe racizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë dy kauza, për të cilat ylli i Lejkërasave lufton prej shumë kohësh dhe që e kanë bërë të përplaset edhe me presidentin Donald Tramp. Episodi i fundit që ka zemëruar “King James” është një video që qarkullon në rrjetet sociale, ku një 25-vjeçar me ngjyrë vritet nga dy të bardhë, babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt, në Xhorxhia, por kjo video është bërë publike vetëm këto ditë. “Po zhdukemi gradualisht çdo ditë, sa herë që bëjmë një hap jashtë shtëpisë sonë. Ta marrë dreqi!”, - është mesazhi i Xhejms në Instagram. Ai ka postuar një foto të të riut Ahmaud, për të cilin shkruan: "Lutjet dhe bekimet e mia janë për familjen tënde dhe për ty që je në parajsë".

Postimi i Xhejms në Instagram. Gzeta Si, 7 maj 2020

Basketbolli i famshëm, brenda fotos së djaloshit të vrarë, shkruan: “Më kanë vrarë një baba i armatosur dhe djali i tij, të cilët më kanë përzënë dhe më kanë qëlluar, teksa po ushtrohesha në një lagje të Xhorxhias. Asnjë nga vrasësit e mi nuk është akuzuar. Më quajnë Ahmaud Arbery".

Dy personat që qëlluan ndaj 25-vjeçarit janë justifikuar me faktin se menduan se menduan se djaloshi me ngjyrë ishte një hajdut. Ata nuk janë arrestuar dhe për këtë arsye Lebron Xhejms ka shpërthyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë