Futboll

‘Leader-ët’ në Champions League

Pak orë nga përcaktimi i 4 skuadrave që do të vazhdojnë rrugën drejt Mynihut, iu hedhim një sy statistikave të deritanishme. 51 gola kanë realizuar sëbashku 5 shënuesit më të mirë. Kryeson Rafinha me 12 gola, përpara Lewandowski-t me 1 më pak. Me 10 gola ndjekin Kane dhe Guirassy ndërsa top5 plotësohet nga Haaland me 8 gola.

Kapiteni i Barcelona-s kryeson edhe tek ata që shërbejnë më shumë, 7 asist. E ndjek Kimmich me 6 përpara Hakimi-t, Frimpong, De Ketelaere dhe Zappacosta, të gjithë nga 5 asist. Michael Olise ka futur 6 krosime në zonën e rreptësisë. Ndërsa Inigo Martinez ka dërguar 19 topa të saktë në 30 metrat e fundit.

Sa ju përket driblimeve kryeson Kvaratskhelia me 9 për ndeshje, ndjekur nga Mbappe, Saka, dhe Doue me 6. Ai që pason më saktë është Vitinha, 153 nga 157 tentativa. Yamal u bashkuar me Bellingham dhe Krkic si shënuesit më të rinj në ¼ finale. Ndërsa Lewy iu bashkua Ronaldo-s dhe Messi-t, për më shumë sezone me 10+ gola në UCL.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë