Biznes

Le Futur-Një dhuratë nga Rusia e largët

Le Futur është një dyqan tipik dhuratash (gift store). Besmir Këllezi, manaxheri ekzekutiv i saj ka meritën që këtë brand rus ta sjellë edhe për shqiptarët.
Madje, françaizi i blerë 70 mijë dollarë 10 vite më parë, është marrë për të gjithë Europën Perëndimore, Lindore dhe Ballkanin.

Gjithçka ka nsiur nga një dhuratë që Besmiri ka marrë do vite më parë nga bashkëshortja e tij ruse. Bëhet fjalë për një dhuratë anti stress nga Le Futur në Moskë, Zen Garden. “Ishte shumë e lezetshme. Sa e mora, fola me kompaninë ku punoja, hyra në faqen e tyre web dhe i kontaktova për ta sjellë në Shqipëri. Udhëtimi im i parë në Moskë ka qenë për punë. Zen Gardeni është funksional për zyrë, anti stres dhe e ruajmë si sytë e ballit sepse aty nis çdo histori.”- më tregon Besmiri tek jemi ulur në zyrën e tij në katin e sipërm të dublexit të megastore Le Futur.

Zen garden

Kujtimi i parë i tij prej hapjes më nëntë dhjetor 2008 është se gjithçka shkoi për mrekulli sepse ishin festat e kishte tmerrësisht shitje, “por kurba ra në mënyrë dramatike në janar. Nuk ia rekomandoj njeriu të hapë biznes në dhjetor.”- më thotë Besmiri duke qeshur.
Ndër dhuratat më të kërkuara është Marrësi i Vendimeve. Është produkti më i shitur i të gjitha kohërave edhe pas 10 vjetësh. Ti bën një pyetje dhe topi magnetik rrotullohet. Aty ku ndalon, ajo është përgjigjja. (po, jo ndoshta). Çmimi është 1900 lekë. Në fillim ka qenë 3200 lekë.
Le Futur ka klientë të të gjitha moshave, më tregon Besmiri. Le future funskionon me trended he koleksione.
Të huajt zënë 40% të të gjithë klientëve. U del edhe si atraksion turistik në Trip Advisor.

“Ata janë persona që shpenzojnë. Mesatarisht të huajt shpenzojnë 4000-5000 lekë. Nuk shpenzojnë më shumë se kanë merak pagesën e bagazheve. Zyrat deri në 1000 lekë.”- më thotë Besmiri. Çmimet e produkteve në Le Futur variojnë nga 50-40 000 lekë.
Arsyeja që edhe pse hapëm Le Futur Mega Store Dublex është që të gjitha produktet e lira, të ekspozohen në të dy katet. Ne e kemi idenë se dhurata duhet të ketë sy. Kur është funskionale, e gjetur nuk ka rëndësi çmimi. Tek ne me 1500 lekë bën një dhuratë shumë të mirë”

Për Besmirin, bërja e dhuratës është process. “Ne e konceptojmë tjetër. Ti kalon 45 minuta në dyqan, ke dëshirë të argëtohesh dhe mbushesh me emocione të bukura. Ne ofrojmë për klientët tanë paketimi falas, çantat e kartonit falas që janë edhe ekologjike, kartolinat falas.”
Ai më thotë se njerëzit kanë nisur të blejnë dhuratat e festave. Këtë vit në trend janë produktet me Panda dhe produktet për zyra që janë të përbëra me materiale të ricikluara, produktet me temina.

Kurse vitin e kaluar trendi kanë qenë Unicorn dhe Emoji.


Besmiri më shpjegon se të gjitha kategoritë vijnë për të bërë dhurata.
Fëmijët zënë 16% të klientelës. Ata preferojnë kryesisht legot, board games-lojëra në grup- anti stress 200-800 lekë. “Produktet antistress janë në fakt shumë të kërkuara nga shqiptarët.”- më thotë duke buzëqeshur.

Adoleshentët zënë 30-35% të klientelës. Ata preferojnë produktet me drita, gotat, arkat e kursimit.
Dhurata standarte që pëlqehen nga të gjithë janë 40% e klientëve.
Dhurata për një gjyshe ose gjysh mund të jetë lupa zmadhuese, dritat që vendosen tek libri 500-3500 lekë, kollaret dhe shajet 100% mëndafsh që janë me design nga Shqipëria (si psh.pallati me shigjeta). Ky është edhe produkti më i shitur për të huajt. Ajo që i diazinon është një vajzë ruse që jeton në Londër.
Shalli kushton 4900 lekë, kurse kollarja 5900 lekë.
Ata që preferojnë produktet e mëndafshit janë kryesisht institucioni i Presidencës që i merr për delegacione, zyrtarë, delegacione të huaja, të huajt që duan simbole shqiptare, por jo flamuj.

 

Më Shumë