Lajme

Lavrov për Kosovën: Përkrahim zgjidhjet e pranuara nga Serbia

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së në New York, ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij ai është shprehur se Rusia përkrah çdo zgjidhje që është e pranueshme nga Serbia.

“Rusia e përkrah zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne do të përkrahim zgjidhjen, e cila është e pranueshme për Serbinë”, është shprehur Lavrov.

Po ashtu, kryediplomati rus nuk ka fshehur shqetësimin se disa nga marrëveshjet e arritura nën mbikëqyrjen e BE-së nuk po zbatohen në terren nga palët.

Lavrov ka thënë gjithashtu se “prezenca ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së po transformohet në bazë amerikane dhe kjo e fundit po ndihmon në krijimin e ushtrisë së Kosovës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë