Jete & Stil

Largoni depresionin me vetëm me 20 minuta aktivitet fizik

20 minuta aktivitet fizik në ditë redukton me një të tretën rrezikun nga depresioni në moshë më madhore.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish zbuloi se njerëzit, që merreshin me më shumë aktivitet fizik kishin norma më të ulëta depresioni në moshë më madhore.

Vrapimi është një shembull i ushtrimit fizik nga i cili mund të përfitojë mendja dhe trupi dhe mbi të gjitha nuk kërkon të regjistrohesh në palestër apo të përdorësh pajisje të shtrenjta.

Aktiviteti fizik është mbrojtës nga depresioni i ardhshëm tek fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit në të gjithë botën.

Të dhënat u grumbulluan nga 49 studime në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi, Brazil, Belgjikë dhe Suedi në njerëz, që nuk kishin sëmundje mendore. Studimi përfshiu mbi 250 000 njerëz gjatë një kohëzgjatjeje prej rreth 7.5 vitesh dhe u botua në Gazetën Amerikane të Psikiatrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë