Dorian Kërçiku nuk është më një lojtar i Tiranës. Pas 6 vitesh te klubi kryeqytetas ka mbyllur bashkëpunimin dhe do të kërkoj një ekip tjetër për të vazhduar karrierën. Mbrojtësi këtë sezon kishte shumë pak hapësira, për këtë arsye ka vendosur të largohet përfundimisht.
Përmes një postimi në “Instagram”, Kërçiku ka zyrtarizuar largimin dhe ka falënderuar klubin dhe shokët e skuadrës.
Ai iu bashkua Tiranës në verën e vitit 2013, kur la Skënderbeun, për ekipin kryeqytetas.
Postimi i Kërçikut:
“Përshëndetje miq, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës. Ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironën, falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.