Futboll

Laporta zbulon çfarë ndodhi me Mesin: Kishim rënë dakord edhe për kontratën

Gazeta Si – Në një intervistë të fundit për ‘Mundo Deportivo’, Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka treguar se çfarë ndodhi konkretisht me Lionel Mesin pak kohë më parë, kur rikthimi i argjentinasit dukej i sigurt.

"Kishim një marrëveshje, lojtari donte të rikthehej te Barcelona, po ashtu edhe babai i tij, por ritmet më pas ishin të ndryshme. U thamë atyre të dyve se do të bënim gjithçka që ishte e mundur për sa na lejonte ‘fair play’-i financiar. Kishim rënë dakord edhe për kontratën madje.

Laporta dhe Mesi. Gazeta Si, 12 korrik 2023

Më pas babai i Mesit erdhi dhe më foli për Inter Majemin, që kishin bërë atë zgjedhje, sepse Leo kishte kaluar dy sezone të komplikuar në Paris. Ishte nën presion të madh dhe Majemi do të ishte një ambient më i qetë për të”, - është shprehur presidenti i klubit katalanas.

Kur vendosi të largohej nga PSG, Mesi kishte tre opsione për të ardhmen: Barcelona, Arabia Saudite dhe Inter Majemi në MLS. Dhe argjentinasi zgjodhi këtë të fundit për të mbyllur karrierën e tij brilante.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë