Muzike

Lana Del Rey publikon film me metrazh të shkurtër

Përveç tre videove me regji nga motra e saj, ylli i popit ka paralajmëruar një libër me poema dhe një album me fjalë.

Në video shfaqet Lana Del Rey, teksa argëtohet me Zonjat e Kanionit dhe mban një flutur në videon e saj treshe për “Norman Fucking Rockwell”, “Bartender” dhe “Happiness Is a Butterfly”.
Me regji të motrës së popstar, Chuck Grant, hapet video 14-minutëshe me këngëtaren përpara pianos. Në “Bartender”, Lana është me shoqe përfshirë Emma Elizabeth Tillman (fotografe dhe gruaja e At John John Misty), Alexandria Kaye, Craig Stark dhe Ash Rodriguez. “Të gjitha zonjat e kanionit / Të veshur zi për festat e shtëpisë”, këndon ajo. “Crosby, Stills and Nash po luan / Verë po rrjedh me Bacardi”.

https://youtu.be/soRjcajliHE


Për “Happiness Is a Butterfly”, ajo ecën përgjatë një gardhi, duke mbajtur një flutur në dorë. “Nëse ai është një vrasës serial / atëherë cila është më e keqja? / Kjo mund të ndodhë me një vajzë që tashmë është lënduar?”. Të enjten, Del Rey njoftoi se së bashku me koleksionin e saj të poezive, do të publikojë një album me fjalë më 4 janar. Gjysma e fitimeve do të shkojnë në shoqata që mbështesin amerikanët vendës.
“Kam menduar për një kohë të gjatë dhe tani dua që albumi të kushtojë një dollar. Më pëlqen ideja që mendimet duhet të ndahen, dhe se në një farë kuptimi ato janë të paçmueshme", tha ajo në ‘Instagram’, duke shtuar se dëshironte "t'i bënte homazhe këtij vendi që e do aq shumë".

Lana Del Rey kishte publikuar më parë video për këngët “Fuck It I Love You”, “The Greatest”. Ajo ka përfunduar turneun amerikan në nëntor. ndërsa turneu europian do të fillojë në vitin 2020, në Londër që organizohet më 25 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë