Muzike

Lana del Rey humb zërin, anulon turneun

Lana Del Rey ka anuluar datat e ardhshme të turneut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropian për shkak të sëmundjes së saj. Këngëtarja amerikane do të performonte në Londër, Manchester, Glasgow dhe Birmingham javën e ardhshme.
"Më vjen keq që i lashë të gjitha në minutën e fundit, por kjo sëmundje më ka çuditur dhe kam humbur plotësisht zërin tim. Mjeku ka këshilluar që të bëjë katër javë pushim për momentin. Urrej ta bëjë këtë gjë, por duhet të shkoj. Ju dua," tha ajo në një deklaratë.
Kënga e saj "Video Game", u cilësua se kënga e dekadës në nëntor gjatë ndarjes së çmimeve Awards. Fillimisht kënga e saj u refuzua nga shumë shtëpi diskografike me pretendimin e ishte shumë e gjatë, por ajo u bë hit menjëherë sapo këngëtarja e nxorri për herë të parë.
Ende nuk është e qartë nëse turneu live do të mbyllet përfundimisht, apo do të përcaktohen data të tjera nga Del Rey.
Këtë javë Del Rey u nominua si këngëtarja më e mirë femër gjatë javë së ndarjeve të çmimeve Bit Awards, ku çmimin e madh e fitoi Billie Eilish./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë