Nga Gazeta Si – Familja, miqtë, shokët e skuadrave te Liverpool, Penafiel, Portugalia dhe figura publike u bënë bashkë mëngjesin e sotëm në nderimin e fundit për Diogo Jota-n dhe Andre Silva-n. Mes përqafimeve dhe ndarjes së kujtimeve, një komb i tërë i dha lamtumirën dy talenteve të paharruar që do të mbeten përgjithmonë në zemrat e atyre që i njohën. Në funeral munguan dy emra, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.

40 vjeçari pas një bisede me familjen e vëllezërve të ndjerë dhe bashkëshorten e Diogo Jota-s, vendosi të mos ishte i pranishëm, për të mos shkaktuar një kaos të panevojshëm për publikun e pranishëm. CR7 garantoi familjen për mbështetjen e tij në çdo nevojë ajo do të ketë në mungesë të vëllezërve të ndjerë. Ndërkohë Jose Mourinho ishte në Angli ku ndoqi Provat Zyrtare të “British Grand Prix” në Formula 1. Ndërkohë drejtuesit e Liverpool vendosën që të derdhin në llogarinë e familjes, pagën e dy viteve të mbetura nga kontrata e Diogo Jota-s







Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.