Kosova

Lajçak paralajmëron një tjetër takim Vuçiç-Kurti: Tani prova e pudingut e post ‘Ohrit’

Gazeta Si - Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë ka paralajmëruar një tjeër takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky takim i radhës ndërmerret për të filluar, siç tha, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Sa i përket takimit të Ohrit, Lajçak tha se BE parashikonte një firmosje të marrëveshjes dhe aneksit, por që nuk u firmos nga Vuçiç dhe Kurti. Ai referohet një shprehjeje “prova e pudingut është në të ngrënit e tij”, ashtu edhe prova e marrëveshjes është në zbatimin e saj. Prandaj dhe fokusi tani është zbatimi, duke përfshirë edhe Asociacionin.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë. Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje”, tha Lajçak.

Ndërsa deklaroi se edhe Serbia duhet të zbatojë marrëveshjen, duke nënkuptuar mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare.

“Nëse e lexoni marrëveshjen, nëse e lexoni aneksin, e thonë mjaft qartë se palët janë zotuar, dhe në të njëjtën kohë, ne nuk duhet ta nxjerrim qerren para kalit. Ne po fokusohemi që të nisim me çështjet që mund të kryhen nga Serbia dhe Kosova dhe cilat çështje mund të bëhen tani”, thekson Lajçak.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë