Futboll

Laçi dorëzohet edhe në Kupën e Shqipërisë, në gjysmëfinale shkon surpriza Egnatia

Gazeta Si – Laçi ka pësuar një humbje të thellë në fushën e tij nga Egnatia dhe është eliminuar nga Kupa e Shqipërsië. Kurbinasit janë mundur 0-3 nga rrogozhinasit, duke thelluar kështu krizën që po përjetojnë edhe në kampionat.

Trajneri Gentian Mezani ka dhënë mesazhe largimi pas ndeshjes, duke u shprehur se ekipi ka nevojë për diçka tjetër që të ndryshojë. Laçi është një nga ekipet eksperte të Kupës së Shqipërisë, me anë të së cilës shpesh ka siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës, por këtë herë është dorëzuar.

Nga ndeshja Laçi-Egnatia, 0-3. Gazeta Si, 15 mars 2023

Në anën tjetër, Egnatia arrin një sukses të madh me kualifikmin mes 4 më të mirëve të Kupës. Ndeshja e parë në Rrogozhinë kishte përfunduar pa gola, ndërsa sot në Laç miqtë fituan 0-3, me 2 gola të brazilianit Fernando dhe një të Kasës.

Egnatia mbetet në lojë për të shkuar në Europë si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa e Shqipërisë tashmë. Nëse ia del të sigurijë një ‘biletë’ europiane, do të ishte pa dyshim një sukses historik për këtë skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë