Lajme

Laborator për falsifikimin e dokumenteve, në pranga 12 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti dhe ka zbuluar një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili kishte si qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të personave në Angli dhe vendet e tjera të BE-së.

Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë 6 persona, ndërsa gjatë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.

Sipas policisë ky laborator funksiononte në banesën e dytë të njërit prej të arrestuarve, Lirim Shimi, i cili është organizatori i falsifikuesve të dokumenteve.

Policia thotë se janë vënë në pranga dje në mbrëmje Lirim Shimi., 56 vjeç, Agron Hoxha, 64 vjeç, Myslym Hysko, 56 vjeç, Valbona Babeni, 57 vjeçe, Enzo Hysko, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Henri Kurti, 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit Artor Tahiri, Ermir Staka, Vesel Serjani, Edmond Rexha, Pajtim Baruti dhe Thanas Dodhri.

Siç njofton policia, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të Lirim Shimit.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celulari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/226980855013491/?__xts__[0]=68.ARCSPYnymfAbo6shchy15blNz6RO3xO-_sx20RGOHSkc8ZVV1a8wuHxCJCQ2_IlpQBCJ_7TClwbk7QWj1BsBW5Bc9Ws8Z63b7oNXfWZBK3rcHcei2SKJqaXmr4coy2QadrWIrPlbWtcV1RGAeYloslhIjVWruUP3y7MYohGXPyZHYlMUVWGhm5wJxZNLy8Vkb0cSP7Hopm299Tt7UNWj7Y-yjyc4iVM0w-VUf0QeDFm1trRVJYqt9aE34gFmcGAfGYD6TC6Cd93J6WTuPCEXzjY_cB7uppwL1eAQGTvNDwUlRD2FvC1AEEoT52W7slGjrp1y5LNy_sLRN8zoBMhSsF9ypD5eJ1fF-f6dXu1P&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë