Sociale

Lёvizja Pёr Universitetin: Tё shfuqizohet ligji, nuk ka negociata!

Lёvizja pёr Universitetin duke e cilёsuar ilegjitim takimin e Kryeministrit Rama tё zhvilluar tё martёn nё UBT, shprehet se studentёt nuk tёrhiqen nga kauza e tyre pёr shfuqizimin e ligjit tё arsimit tё lartё.

“Pa shfuqizim tё ligjit nuk ka ulje tarifash, jo negociata”! – citohet nё qёndrimin e Lёvizjes pёr Universitetin.
Duke analizuar fjalёn e kreut tё Qeverisё nё UBT, Lёvizja pёr Univeristetin nёnvizon se “nё fjalёn e tij demaskohet fakti se pa anulimin e ligjit nё arsimin e lartё, kёto tarifa do tё rriten shumё shpejt, pasi Edi Rama foli pёr pёrgjysmim tarife pёr masёn e madhe tё studentёve, por “me afat”.”

Studentёt e lёvizjes thonё se “argumenti i tij ishte se ata qё vlerёsohen me nota nga 8 e poshtё do ta pёrfitojnё pёrgjysmimin vetёm pёrkohёsisht. Pra pas uljes sё detyruar nga protesta, tarifat pritet tё rriten pёrsёri.”

Duke iu referuar fjalёs sё Ramёs qё ata qё vlerёsohen me 9 dhe 10 do tё pёrfitojnё bursa.
Pёr Lёvizjen pёr Universitetin, kjo ёshtё njё pikё ekzistuese nё ligjin nё fjalё (pra nuk ёshtё lёshim nga kryeministri), por shumё problematike sipas tyre, pёr dy arsye: a) ekselentёt janё fare pak nё numёr (shpesh herё tё privilegjuar padrejtёsisht) dhe b) nga fondi i ekselencёs pёrfitojnё edhe diplomoret private, ҫka e bёn kёtё fond tё papёrfillshёm.

“ Edi Rama pёrmendi bursa pёr studentёt nё nevojё (familja merr ndihmё ekonomike). Edhe kjo pikё ёshtё pjesё e ligjit dhe jo lёshim nga ana e kryeministrit. Pёr mё tepёr, numri i studentёve qё ia dalin tё hyjnё nё universitet nё kushte kaq tё vёshtira ekonomike, ёshtё shumё i vogёl. Qёllimi nuk ёshtё pёrfitimi i lёmoshёs pёr tё vobektit, por ulja e tarifёs drejt Arsimit Publik Falas!”- citohet nё qёndrimin e Lёvizjes.
Pёr tё, vetëm arsimi publik falas dhe përmirësimi i ndjeshëm i kushteve të studimit dhe jetesës së studentëve mund të ndërtojë parakushtet e një universiteti ku studenti vlerësohet sipas meritës dhe kontribuon për të mirën e shoqërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë