Histori

Ky Citroën priti 16 vite për drejtuesin e tij

Geneva Long, 29 vjeç është CEO e Bowlus Road Chief travel trailers në Los Angeles.

Ajo rrëfen se i ati, John Long, ka koleksionaur prej vitesh makina të kohërave të kaluara (vintage), dhe duke u rritur “unë kam kaluar shumë kohë me të në garazhin e shtëpisë”.

Makina e tij e parë ishte një Citroën ID19. Ai e gjeti atë në një fushë dhe e mori falas, dhe ende e ka, është një prej Citroënëve të shumtë që ka familja e tyre.
“Babai im ka një afeksion të veçantë për Citroën Deux Chevaux, ose 2CV, siç njihet modeli. Ai ka pasur një të tillë blu të quajtur Beluga, dhe ka patur gjithashtu një çift të qujatur Kripë dhe Piper sepse njëra ishte e bardhë dhe tjetra e zezë. (Kripa dhe piperi ndanin pjesët me njëra-tjetrën, kështu që nuk niseshin asnjëherë në udhëtim në të njëjtën kohë) Kur unë u rrita, ne bënim xhiro me këtë 2CVs. Unë ulesha tek vendi i pasagjerit, dhe puna ime ishte të ndërroja marshet.”- tregon Geneva.

Kur ajo lindi, babai i saj i bleu një 2CV. “(Ja pse makina është e 1990-ës, është prodhuar në të njëjtin vit që unë kam lindur.) Gjatë fëmijërisë sime, makina ka qëndruar në garazh. Kam fotografi të moshës time 2 vjeçare, teksa pretendoja ta ngisja atë. Kur mbusha 16 vjeç, prindërit e zbukuruan makinën me tollumbace ngjyrë rozë. Ajo numëronte vetëm 50 milje. Im atë më shoqëroi tek Drejtoria e Patentave me Citroenin /2CV, dhe pasi mora patentën, makinën e drejtova unë për tu kthyer në shtëpi.”- rrëfen Geneva.

Ajo tregon se shkonte me makinë në gjimnaz në atë kohë. Kur filloi kolegjin në Ëharton në Philadelphia, e mori me vete makinën.
“E mbaja në katin e fundit të një garazhi parkimi, kështu që nëse do të më duhej, mund ta merrja nga kati i shtatë dhe ta drejtoja atë. Babai im nuk u shqetësua kurrë që unë të merrja një gjobë për shpejtësi të lartë, sepse motori i ftohur me ajër emeton vetëm 29 kuaj fuqi. Prapëseprapë, është kënaqësi të vozitësh. Unë i dua linjat e saj klasike dhe ndërtimin e lehtë.”- rrëfen CEO 29 vjeçare.

Çfarë është një Deux Chevaux? Është një makinë klasike franceze. Mund ta shohësh në çdo film francez. Literalisht, emri do të thotë dy kuaj. Viti 1990 ishte viti i fundit i prodhimit të saj, “kështu që makina ime është Deux Chevaux më moderrnja.”

Ndërsa 2CV nuk është makina më e mirë për të udhëtuar në zonën e Los Angelesit., është një makinë e shkëlqyer për në Kaliforni. Kulmi rrokulliset prapa, kështu që në thelb është e menaxhueshme. Geneva tregon se makina i shërben kryesisht fundjavave teksa ajo shkon me qenin në plazh. Ka një erë të veçantë të naftës, gazit që vjen përmes sistemit të ngrohjes. Sa herë që e nuhas atë erë, më ndërmend fëmijërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë