Futboll

Kvaratskhelia shpallet ‘Lojtari më i mirë’ i Serisë A për sezonin 2022/23

Gazeta Si – Gjeorgjiani i Napolit është votuar si MVP i sezonit në Serinë A. Çmime individuale edhe për Faxhiolin, Provedel, Kim, Barelën dhe Osimhen.

Khviça Kvaratskhelia është shpallur ‘Lojtari më i mirë’ i Serisë A për sezonin 2022/23. Gjeorgjiani fitoi konkurrencën me të tjerët në fund të një sezoni ëndrrash, me 12 gola dhe 13 asiste në 33 ndeshje, të kurorëzuar me titullin kampion.

Kvara i rrëmben fronin Rafael Leaos dhe bëhet lojtari më i ri në histori që e fiton këtë çmim individual. Dhe për më tepër e bën që në vitin e parë në Itali, siç ka bërë më parë vetëm Kristiano Ronaldo (2018/19).
Janë vlerësuar edhe lojtarët e tjerë më të mirë sipas roleve: Provedel për portën, Kim në mbrojtje, Barela në mesfushë dhe Osimhen në sulm. Faxhioli u zgjodh më i miri për kategorinë U-23.

Klasifikimi është bërë duke marrë në konsideratë analizat nga Stats Perform, statistikat jo vetëm teknike, por edhe të dhënat pozicionale, aspektet kruçiale të lëvizjes pa top, zgjedhjet e lojës, kontributin në efiçencën teknike dhe fizike të skuadrës. Të gjithë këto mundësojnë vlerësimin objektiv të kualitetit të një lojtari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë