Ushqim

Kuzhina italiane kandidate për trashëgiminë njerëzore botërore UNESCO 2023

Sa do të zgjasë procesi i vlerësimit? Tashmë dosja do të dërgohet nga Ministria e Jashtme në Unesco dhe do të nisë procesi i vlerësimit.

Nga makaronat te tortelini, nga “pizza alla parmigiana” e nga tiramisuja te babà! Kuzhina italiane është kandidatja zyrtare e qeverisë italiane për të qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me propozimin e Ministrave të Bujqësisë Francesco Lollobrigida dhe Kulturës Gennaro Sangiuliano. Dhe Komisioni Kombëtar e miratoi njëzëri. Një pasuri dhe shumëllojshmëri ushqimesh dhe vere si ajo italiane, një monument i vërtetë që e ka zili pjesa më e madhe e botës, është vërtet e habitshme, nënvizon ministri Francesco Lollobrigida, që ka ndodhur kaq vonë, në vitin 2023. Dosja tani do të përcillet nga Ministria e Jashtme në Unesco dhe do të fillojë procesi i vlerësimit, i cili mund të përfundojë pak më vonë se dhjetori 2025.

Kuzhina italiane përkufizohet, në dosjen zyrtare të kandidaturës për listën e trashëgimive kulturore jomateriale të UNESCO-s, si një grup praktikash, ritualesh dhe gjestesh shoqërore të bazuara në njohuritë e shumta vendase, të cilat, pa hierarki, e identifikojnë dhe e përkufizojnë atë.

"Pa hequr asgjë nga kuzhina meksikane, franceze, japoneze dhe koreane, besoj se kuzhina italiane nuk ka rivalë..."

Ky mozaik traditash pasqyron diversitetin biokulturor të vendit dhe bazohet në emëruesin e përbashkët të konceptimit të momentit të përgatitjes dhe ngrënies së një vakti, si një mundësi për të folur për veten dhe për të diskutuar me të tjerët.

“Ekziston një lloj sistemi i Italisë. Për shembull, është fondacioni “Villa Verdi” që po ngrihet për të menaxhuar rezidencën e Verdit, parku ku mund të organizohen koncerte, vendlindja e Verdit dhe teatri Busseto. Një nga pikat e forta është konteksti gastronomik i asaj zone. (Në restorante të rëndësishme ku duhet të rezervoni deri në një vit përpara për të shkuar).

Pra atraksioni do të jetë Verdi, por pa komponentin e ushqimit dhe verës ky atraksion nuk mund të funksionojë. Kjo do të thotë të krijosh një sistem”, thotë ministri Sangiuliano.

Ai shton se nga ai do të ketë mbështetje të madhe, sepse kuzhina italiane do të thotë të promovosh idenë e cilësisë së jetës dhe të jetesës italiane që përbëhet nga arti, kultura, peizazhet, monumentet, por edhe përvoja si ato të shijes së ushqimeve. Sangiuliano pranon se është i lumtur të veprojë si “ndjekës” i ministrit Lollobrigida në këtë “aventurë”.

Kuzhina italiane është kandidatja zyrtare e qeverisë italiane si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Ne do të sjellim dy piktura ikonike italiane si Bacchus e Caravaggio dhe Bacchus e Guido Reni dhe do t'i vendosim afër njëra-tjetrës, sepse nuk ka qenë kurrë e mundur të bëhet një krahasim vizual”.

"Pa hequr asgjë nga kuzhina meksikane, franceze, japoneze dhe koreane, besoj se kuzhina italiane nuk ka rivalë dhe se ndoshta ishte një problem që deri tani nuk kemi pasur forcën dhe aftësinë për ta promovuar”, thotë Lollobrigida.

Kuzhina italiane përkufizohet, në dosjen zyrtare të kandidaturës për listën e trashëgimive kulturore jomateriale të UNESCO-s, si një grup praktikash, ritualesh dhe gjestesh shoqërore të bazuara në njohuritë e shumta vendase.

Përsa i përket kuzhinës italiane, shpjegon ai, duhet ta shohim edhe nga një këndvështrim tjetër: “nga prodhuesi te fermeri e deri te përpunuesi, ai që na furnizon me elementët që përfundojnë në kuzhinë dhe kuzhinierët tanë që e shndërrojnë atë në një produkt të çmuar në tavolinë. Është momenti t’i tregojmë kuzhinën italiane të gjithë botës”.

“Sot ne po fillojmë një ndeshje që sheh 140 milionë italianë të dalin në fushë, 60 milionë që jetojnë në Itali, por edhe 80 milionë që jetojnë jashtë. Dhe gjithashtu të gjithë të huajt që e duan ushqimin tonë”, përfundon Gianmarco Mazzi, nënsekretari i Muzeut ndërkombëtar në Unesco.

Burimi: “Il Messaggero”. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë