Lajme

Kuvendi voton prishjen e Teatrit, mungon Rama dhe Majko

Kuvendi i hap rrugë prishjes së Teatrit, pasi në seancën e sotme plenare, u miratua me 75 vota pro dekreti i Presidentit Meta për godinën e Teatrit.

Mazhoranca e kaloi dekretin e Metës bashkë me amendamentet e ndryshuara, por bie në sy mungesa e kryeministrit Rama dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majko.

Sipas amendimeve të miratuara në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës në qendër të kryeqytetit.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë