Në seancën e sotme plenare Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për tatimin mbi të ardhurat, ndërsa ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish të përndjekurit. Në seancën e sotme ministri Ahmetaj dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë Braçe rrëzuan argumentet e Presidentit.
Dekreti i presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.
Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.
Më herët, ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.
“Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15%”, deklaroi Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.