Lajme

Kuvendi mban homazhe në nderim të Luan Hajdaragës

Kuvendi i Shqipërisë, në sallën e seancave plenare, po organizon homazhe në nderim të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Të pranishëm sot në homazhe janë personalitete të shumta të politikës shqiptare, figura të vjetra, por dhe aktuale të Partisë Socialiste. Monika Kryemadhi ka qenë ndër të parët që ka arritur në ceremoni dhe në një prononcim të shkurtër për mediat, para hyrjes në ambientet e Kuvendit e ka cilësuar Hajdaragën si një ndër ata që sollën ndryshim në PS.

Gjithashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës shqiptare u kanë shprehur ngushëllimet familjarëve. Kryeministri Edi Rama e vlerëson Hajdaragën si një burrë të paqtë dhe të arsyeshëm.

Ndërkohë, presidenti Meta nxjerr në pah  kontributin e tij të konsiderueshëm në Partinë Socialiste, sidomos në vitet e para të sfidave të saj gjatë fillimeve të demokracisë në Shqipëri por veçanërisht, si Ministër i Mbrojtjes gjatë krizës së Kosovës në vitet '99 dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

Luan Hajdaraga u nda nga jeta ditën e djeshme në spitalin “Nënë Tereza”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë