Lajme

Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga qeveria për dialogun me Serbinë.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë