Politike

Kuvendi e nis punën me rrëzimin e dekreteve të Metës dhe me Venecian

Sesioni i vjeshtës për Parlamentin shqiptar do të nisë menjëherë me përplasjet mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta. Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, i mbledhur sot në drejtimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është miratuar kalendari i punimeve për javët e para të sesionit të pestë parlamentare. Në kalendarin trevjaor të punimeve mësohet se për periudhën 2-20 shtator dhe në programin e punës nga 2-shtatori deri më 18 tetor janë përfshirë shqyrtimi i dekreteve të presidentit Meta, që janë për rishqyrtim të ligjeve.
Pas seancës së parë që është formale, ajo e radhës pritet të jetë më 12 shtator. Katër ligjet e të parat pritet të shqyrtohen në seancën e 12 shtatorit, ndërsa 5 ligjet më të nxehta janë parashikuar në datën 19 shtator.
Këtu përfshihen dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldre dhe he Orikum-Dukat, pr.ligji për PPP apo ai për Akademinë e Shkencave dhe Kodin Penal janë kthyer mbrapsht nga presidenti, por që mazhoracna pritet t’i rrëzojë në bllok.
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të nisë punën dhe komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Për këtë çështje në Tiranë pritet të mbërrijnë dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias. Ende nuk ka të përcaktuar një datë se kur do të mbërrijë delegacioni i Venecias, i cili sipas procedurës përpara dhënies së opinionit zhvillon një takim në shtetin kur është kërkuar dhënia ekspertizës. Burimet kanë bërë të ditur se delegacioni do të ketë takime me presidentin, por dhe me përfaqësuesit e komisionit hetimor. Mazhoranca kërkoi shkarkimin e presidentit pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. PS e quajti antikushtetues një vendim të tillë. Ndërsa për opozitën protestat do të jenë sërish arma e fortë që pritet të përdorë opozita për largimin qeverisë, ndërsa paralelisht do të parashtrohet edhe oferta e opozitës për nesër në qeveri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë