Analize

Kushton më lirë të parandalosh pandemitë se sa t’i kurosh

Bota ka nevojë për një qasje të re për të parandaluar pandemitë e ardhshme që vrasin miliona njerëz të tjerë. Sipas një raporti të fundit kontakti mes njerëzve dhe jetës së egër duhet të frenohet për të ulur rrezikun e kalimit të baktereve dhe viruseve nga kafshët tek njerëzit. Kujdesi shëndetësor duhet të sigurohet më së shumti për njerëzit që jetojnë afër kafshëve ku rreziku është më i lartë për të pasur ndonjë infeksion të mundshëm. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e shpërthimeve të sëmundjes para se ata të përhapen edhe më shumë. Sipas raportit kjo mënyrë parandalimi e përhapjes së sëmundjeve dhe një pandemie të mundshme duhet të bëhet e zakonshme në të gjithë botën.
“Do të ishte qindra herë më e lirë për të parandaluar një pandemi sesa për të vuajtur pasojat e mëdha,” thonë autorët.
Në raport thuhet gjithashtu se njerëzit nuk duhet të kenë shumë ndërveprime me jetën e egër dhe të konsumojnë më pak mish, në mënyrë që të anashkalojnë kontaktet mes njerëzve dhe patogjenëve. Raporti thotë se qeveritë duhet të punojnë së bashku për të shmangur pandemitë në të ardhmen dhe duhet në rastin më të keq të gjejnë një mënyrë me efikase për të parandaluar shpërthimet masive të sëmundjes. Ekspertët kanë shkruar gjithashtu se pa një plan global të koordinuar njerëzimi rrezikohet nga pandemi edhe më të vështira se Covid-19.
Raporti është realizuar nga një organizate e themeluar nga Kombet e Bashkuara, e cila nijet si IPBES (Platforma Ndërqeveritare e Politikës së Shkencës për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit) dhe ka për detyrë të mbrojë botën natyrore në emër të njerëzve. Ai vë në dukje se pandemia aktuale mund t'i kushtojë ekonomisë botërore 16 trilionë dollarë deri në verën e ardhshme. Por masat parandaluese të tilla si goditja e tregtisë dhe botës së egër do të kushtonin midis 22 miliardë dhe 31 miliardë dollarë në vit. Është një shumë e madhe, por një pjesë e kostos ekonomike për të përballuar një pandemi si Covid-19. Autorët thonë se rreziku i pandemive po rritet me shpejtësi, e më shumë se pesë sëmundje të reja shfaqen çdo vit. Raporti paralajmëron se 70% e sëmundjeve të reja si ebola dhe zika e pothuajse të gjithë patogjenët e njohur me potencial pandemik, të tilla si gripi, HIV dhe koronavirusi i ri, e kanë origjinën tek kafshët. Këto sëmundje kërcejnë nga një specie në tjetrën gjatë kontaktit midis jetës së egër dhe njerëzve. Raporti thotë se gjitarët dhe zogjtë vlerësohet se strehojnë më shumë se një milion viruse të pazbuluara. Por raporte të tjera kanë vërejtur se ngrënia e paktë e mishit gjithashtu mbron jetën e egër, përmirëson shëndetin e njeriut dhe lufton ndryshimin e klimës. Të gjitha raportet i mëshojnë vetëm një fakti: Nëse ne ndryshojmë kulturën tonë të të ushqyerit kemi ndryshuar jetën në tërësi.

Autorët thonë se ngrohja e klimës është e implikuar në shfaqjen e sëmundjes, duke përmendur si shembull encefalitin e mbartur nga rriqrat. Matthew Baylis nga Universiteti i Liverpool, i cili nuk ishte i përfshirë në raportin e ri deklaroi se ngadalësimi i degradimit të tokës natyrore do të jetë po aq sfidues për politikanët dhe për vetë njerëzit, sa ç’është parandalimi i ndryshimeve të shpeshta klimaterike.
“Por kostot e mëdha njerëzore, sociale dhe ekonomike të pandemisë Covid-19 e bëjnë një rast bindës për veprim global. Një bonus i madh është se ky veprim mund të kontribuojë gjithashtu në një zgjidhje të mundshme për ndryshimet klimaterike.
Padyshim që do të ngrihen pyetje rreth disa prej numrave në raport. Autori kryesor i raportit deklaroi se të gjitha llogaritjet në raport janë bazuar në punime shkencore të botuara më herët.
“Sigurisht që është e vështirë të parashikosh të panjohurën dhe numrat realë mund të jenë më të lartë ose më të ulët. Por është shumë e qartë se kostot e parandalimit janë urdhra me madhësi më të ulëta se kostot e një pandemie të madhe.”
Kate Jones nga universiteti “College” në Londër, shtoi se kostot e një pandemi asnjherë nuk llogariten saktë. Sipas saj sado bindës të duken raportet e shumta, nuk mund të vazhdohet me raporte, por duhet gjetur një zgjidhje. Më e mira e mundshme sipas pedagoges.
Lee Hannah, nga organizata mjedisore “Conservation International”, shpjegoi se nuk është sfidë ajo që ne bëjmë por duhet të dimë saktësisht se cfarë të bëjmë.
Sipas saj duhet të zvogëlohen shpyllëzimet dhe të vendosuet një marrëdhënie e shëndetshme mes njerëzve dhe pyjeve.
"Pyetja është nëse ekziston vullneti politik për të investuar 10 miliardë dollarë ose më shumë çdo vit globalisht dhe më pas të mbështesësh atë investim për të shmangur triliona dollarë dëme,” shtoi ajo.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë