Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese ka pranuar të kalojë në seancë kërkesën e bërë nga Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Veliajt, e cila ka kërkuar shfuqizimin e 3 vendimeve të gjykatave për masën e sigurisë ndaj saj, kontrollet dhe sekuestrimin e sendeve personale.
Xoxa pretendon se kontrollet dhe sekuestrot e bëra, janë antiligjore. Palë në këtë proces është edhe SPAK si organi i akuzës.
Gjykata e Posaçme fillimisht caktoi arrest shtëpie më pas detyrim paraqitje për Xoxën, ndërsa një muaj më parë të gjitha masat u shfuqizuan për shkak të shtatzanisë së saj.
Sipas SPAK, Xoxa dhe Veliaj kishin ngritur një skemë të përfitimit të parave publike nga bashkia e Tiranës nëpërmjet së cilës biznesmenë të cilët fitonin tendera nga bashkia, bënin donacione për organizatën e bashkëshortes së kryebashkiakut.
Pavarësisht shuarjes së masës së sigurisë, gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara në kuadër të hetimeve.
Më 30 mars, Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka shuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje