Lajme

Kushtet e “Qytetit Studenti”, Rama publikon videon e projektit

Kryeministri Rama ka reaguar këtë pasdite sa i përket akuzave për godinat ku qëndrojnë studentët, të cilat janë jashtë standardeve.

Ai ka postuar një video në Facebook, ku e shoqëron edhe me shpjegim për projektin e ri. “Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.

Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama. Ndërkohë edhe studentët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e godinave.

Përballë protestës së sotme, qeveria u dorëzua duke shfuqizuar VKM-në për tarifat mbi provimet e mbetura, por ndryshe nga dje kur i etiketoi si “ngelës” studentët protestues, kryeministri Edi Rama heshti sot gjatë 6 orëve që u zhvillua tubimi me thirrje kundër Reformës Arsimore që ai ka mbështetur fuqishëm.

Mbetet të shihet sesi do të reagojnë studentët pas kundërpërgjigjes së kreut të ekzekutivit, pasi në mbyllje të protestës së sotme kanë theksuar se nesër do të grumbullohen para Kryeministrisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/763137820716623/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë