Politike

Kushte të tjera për në BE? Balla: Gjermania do t’u thotë “Po” negociatave

Në Tiranë ka mbërritur për një vizitë zyrtare Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange. Socialidemokrati gjerman ka pasur takime me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Në pritje të vendimit për çeljen e negociatave sytë e Tiranës zyrtare janë drejtuar në Berlin, ku Bundestagu do të marrë një vendim në fund të shtatorit. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama pati një takim me kancelaren gjerman Angela Merkel dhe me deputetët gjermanë. Ballafaqimi dhe lobimi i qeverisë shqiptare ndaj Gjermanisë duket se po vihet re dukshëm këto ditë. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke e cilësuar ministrin Lange një mik të Shqipërisë, theksoi se qeveria është e gatshme të bashkëpunojnë edhe me PD-në për reformën zgjedhore.

Ministri gjerman në takimin me kreun e grupit të PS-së, Balla


“Dëshira jonë ka qenë që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përpjekjet tona për të arritur një konsensus të gjerë edhe me PD do të vijojë. Javës tjetër do të kemi një tryezë të parive politike për të shprehur këndvështrimin e tyre. Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reforme të thellë të kodit zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Në raportin e OSBE ka disa rekomandime që duhen adresuar me qëllim që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhore të reformuar”, tha Balla.
Gjermania mund të shpallë kushte shtesë në lidhje me procesin e integrimit dhe se kjo mund të ndikojë në vendimin e negociatave. Hapja me kushte e negociatave është rrëzuar nga Balla i cili ka theksuar se nga ky shtet po shkohet drejt një “Po”-je. “Fakti që motori politikbërjes së Europës që është Gjermania dhe vendeve të tjera po shkojnë drejt një “Po”-je, kjo është një arritje historike’, tha Balla.
Sipas tij kushtet në procesin e integrimit janë një gjë normale që e kanë pasur dhe vendet e tjera.
“Në historinë e procesit të bisedimeve me vendet anëtare, gjithmonë fillimi i bisedimeve ka çështje prioritetesh. Kërkohen reforma në të gjithë sektorët, Shqipëria ka një avantazh ndër vendet e tjera, se kapitujt e parë dhe që do mbyllen të fundit për shtetin e së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar. Gjithmonë procesi procesi i integrimit europian shoqërohen me standarde dhe kushte që vendet anëtare duhet ti përmbushin. Edhe vendet që janë sot anëtare të BE-së, gjatë kohës që shoqërohen me kushte për të hyrë në Shengen shoqërohen me kushte", theksoi Balla.
Ai u pyet nëse ka qenë kusht arrestimi i peshqve të mëdhenj të politikës apo zyrtarëve, por Balla ka thënë se drejtësia e re duhet të jetë e pavarur dhe kjo do të finalizohet edhe me krijimin e SPAK dhe BKH. “Funksioni i Drejtësisë sëre nuk behët me plan apo me numra funksionarësh, apo përfaqësuesit e lartë. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur dhe kjo do të arrihet dhe falë ngritje së SPAK dhe BKH”, shtoi.
Reforma në drejtësi dhe ecuria e saj është një nga kushtet e ndërkombëtarëve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se e ka siguruar ministrin gjerman se “për vullnetin e Qeverisë dhe angazhimin tim personal në krye të ministrisë që drejtoj, e cila ka përmbushur dhe po përmbush të gjitha objektivat e nevojshme për zbatimin e reformës në drejtësi, si edhe mbi rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit”.

Gjonaj pas takimit me ministrin gjerman

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë