Arsim

Kushi: Shtrihet subvecionimi i teksteve dhe për klasat e 9-ta

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka nënvizuar se do të shtrihet subvencionimi i teksteve falas.
Ministrja ka shkruar se “për vitin shkollor 2021-2022, subvencionimi i teksteve falas do të shtrihet në të gjithë arsimin bazë, deri në klasën e 9-të”.
“Pavarësisht vështirësive financiare të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19, pjesë e skemës mbështetëse për tekste falas për vitin shkollor 2020-2021 u bënë edhe nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 7-ta, si dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të,” thekson Ministrja Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë