Arsim

Kushi: Pushime më të gjata se 2 javë për të stabilizuar situatën nga Covid në shkolla

Në një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen "Skënderbej" në Elbasan, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, është shprehur se për pak ditë mbyllet tremujori i mësimit dhe më pas do të kenë pushime më shumë se vitet e tjera, që sipas ministres do të stabilizojnë situatën nga Covid-19.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka konfirmuar për Gazetën "Si" se fillimi i pushimeve do të jetë në datën 24 dhjetor, njëjtë si vitet e tjera, ndërsa data e fillimi të mësimit, po mendohet të ndryshohet. Ministia shpjegoi se janë menduar datat 11 ose 18 janar, por gjithçka do të jetë në varësi të vendimit të Komitetit Teknik të ekspertëve këtë javë.

Që nga nisja e vitit shkollor, rastet e infektimeve të mësuesve kanë qenë të shumta, si edhe debati për të mbajtur shkollat hapur në këtë situatë. Ndaj shfrytëzimi i pushimeve dimërore, pas nisjes së mësimit të alternuar, duket se do ti mbajë pak më gjatë shkollat mbyllur këtë dimër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë