Muzike

Kush mund ta mendonte që Nicki Minaj dhe Adele do bëjnë një këngë së bashku?

Pavarësisht se deklaroi se do tërhiqej nga muzika në shtator, reperja Nicki Minaj ka lajmëruar se do nxjerri një këngë të re me një bashkëpunëtore të papritur : Adele.

Gjatë një interviste me Entertainment Tonight, Minaj u pyet nëse po punonte me këngëtaren e këngës “Hello” e cila nuk ka nxjerrë asgjë të re që pas albumit në vitin 2015. Reperja u përgjigj me entuziazëm “Po dhe po, po dhe po, juhu!”, duke shtuar “Por Adele më bëri të betohem se nuk më lejohet ti them asnjeriu që po punoj me të. Dhe që ne tashmë e kemi xhiruar videon. Dhe që është një këngë epike!”. (Mesa duket Nicki nuk mund të mbajë një sekret).

Asnjë detaj tjetër nuk dihet mbi këngën apo kohën kur do publikohet, por ky bashkëpunim bën pak sens, Adele e ka provuar që është një fanse e Nicki Minaj që para shumë kohësh. Në një episod të Carpool Karaoke me James Corden në vitin 2016 këngëtarja këndoi pjesën e Nickit nga kënga “Monster”. Dhe ajo këndoi përsëri një pjesë rap në një event gjatë këtij viti ku të ftuarit e filmonin me kënaqësi. Mund të presim që të dyja të këndojnë rap në këngën e re? Vetëm koha do na e tregojë.

https://youtu.be/Nck6BZga7TQ

Fansat janë të etur për muzikë të re nga Adele, dhe ju shtuan akoma më shumë shpresat gjatë muajit të kaluar kur dolën fjalë se Adele do bashkëpunonte me Beyonce dhe OneRepublic në një këngë të re, dhe pse më vonë doli se ishin lajme false. Fansat u çmendën edhe kur Lady Gaga deklaroi se do e quante albumin e saj të ri “Adele”, por sigurisht që kjo s’do të thotë asgjë për një bashkëpunim mes dy këngëtareve.

Gjithsesi, kjo këngë e re duhet të jetë vërtetë e mirë nëse Nicki Minaj po del kundër deklaratës se do tërhiqej nga muzika për të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë