Drejtësia

Kush janë dy prokurorët që firmosën arrestimin e Malltezit dhe masën e sigurisë për Berishën

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës me akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie për çështjen privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë, për ish-kryeministrin Sali Berisha është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, e cila ka firmosur dhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Malltezi është vënë në pranga sapo ka mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku po kthehej nga një udhëtim nga një vend i BE. GJKKO ka vendosur sekuestrimin gjithashtu të pasurive të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë