Futboll

Kush ishte njeriu-valixhe te Juventusi dhe çfarë sekretesh ruante ai!

Gazeta Si – I zgjedhur nga Bepe Marota, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Juventusit në periudhën 2011-2020. Së fundi ka dëshmuar në Prokurorinë e Torinos, në kuadër të hetimit Prisma si person i informuar për faktet.

‘Janë dokumente, që më mirë të mos kishin dalë’, - ka thënë Mauricio Lombardo, ish-sekretari i përgjitshëm i klubit bardhezi, duke shtuar dyshimet e shkeljeve të bëra nga drejtuesit e Juventusit. Më 17 shkurt ai iu përgjigj pyetjeve të hetuesve që po ‘gërmojnë’ mbi llogaritë e klubit torinez. Ai ka pohuar se disa klube të tjera kanë bërë 'bankën' për të lejuar Juventusin të rregullonte bilancet.

Mauricio Lombardo (i pari majtas) dhe ish-drejtuesit e tjere te Juventusit. Gazeta Si, 4 mars 2023

"Unë mbaja ‘side letter’ në një valixhe. E mbaja gjithmonë me vete, edhe në shtëpi. Ato dokumente nuk depozitoheshin në Ligë, sepse me rregullat e reja nuk mund të regjistroheshin plusvalencat, - ka shpjeguar Lombardo. – Të gjithë drejtorët sportivë donin një riblerje, por nuk mund të regjistrohej plusvalenca deri në momentin që skadonte kushti".

Sipas dëshmisë së Lombardos, "Paratiçi kishte maninë e të plotfuqishmit, donte të merrte lojtarë edhe nëpërmjet skuadrave të tjera për të penguar rivalët dhe më thërriste edhe natën".

Për ‘side letter’ (dokumente anësore) që ai ruante me fanatizëm, ish-sektretari i Juventusit ka treguar se "drejtuesit më thoshin t’i mbaja unë, sepse ishte mirë që ato të mos dilnin në skenë. Ma thoshte këtë Gabazio, roli i të cilit u fuqizua pas Marotës, që ishte më i kujdesshëm”.

Gjatë dëshmisë Lombardo u është referuar disa operacioneve specifike: "Me Atalantën 14.5 milionë euro: 4 për Matielon, 4 për Muratoren, 3.5 për Kaldarën dhe 3 për Romeron. Fubollistët ishin në dijeni të akordeve. Edhe për Orsolinin, Demiral, Traore, Mule, Audero, Piters, Çerri me Kaljarin dhe Mandragorën me Udinezen për 20 milionë euro.

E kuptuan se me këtë riblerje nuk mund të bëhej regjistrimi menjëherë. Një kontratë e çuditshme, ishte ende koha Marotës dhe unë i thashë: pse e riblejmë, sepse nuk do luajë kurrë me Juven? Më tha se e kishim detyrim".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë