Njerez

Kush është shqiptarja, që drejton laboratorin për ilaçin kundër Covid-19 në SHBA

Studimi me i fundit dhe më i besueshem i Remdesivir, ndaj COVID-19 tregoi rezultate premtuese. Ky studim u sponzorua nga Instituti Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID).

Studimi nuk ishte i hapur për publikun deri dje, dhe kjo është arsyeja pse nuk ishit në dijeni që studimi farmaceutik për Qendrën Klinike të Institucionit Amerikan të Shëndetësisë (NIH) u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, e cila është me origjinë nga Prishtina.

Dr. Zana Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi.

Sipas Dr. Blaku-Tanushi, edhe pse rezultatet janë ende fillestare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues drejt gjetjes së një kure efektive në kunder këtij virusi. Remdesivir është një antiviral i prodhuar nga GILEAD Sciences, Inc. Zana tregon se aii futet në zinxhirët e ARN-së virale, duke shkaktuar ndërprerjen e tyre të parakohshme.

E lindur në Prishtinë, ajo mbërriti në Shtetet e Bashkuara në 1999 si emigrante nga Kosova. Pasi mbaroi shkollën e mesme në New York, ajo u regjistrua në Universitetin St. John’s në Nju Jork, ku përfundoi studimet për farmaci, dhe më pas vazhdoi në Programin e Doktoratures në Farmaci në po të njëjtin Universitet. Pasi përfundoi studimet e doktoratës, ajo filloi praktiken në Spitalin Universitar për Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein, ku iu ofrua pozita e përhershme sapo mbaroi praktikën. Pas disa viteve kontributi, ajo u promovua në një postin e farmacistes kërkimore brenda spitalit.

Puna e saj hulumtuese tërhoqi vëmendjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që i ofruan postin e farmacistes klinike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë