Muzike

Kush do të këndojë himnin zyrtar të Euro 2020?

DJ Martin Garrix është këngëtari i kompeticionit, Euro 2020. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artisti në një event në Amsterdam.
Kënga ende nuk është zbuluar, por mendohet se pjesë e saj do të jetë edhe një tjetër këngëtar. Kënga do të interpretohet për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020 në "Olimpico" në Romë, në datën 12 qershor.
"Është një nder i jashtëzakonshëm të shkruaj dhe interpretoj këngën zyrtare të UEFA EURO 2020. Turneu i verës tjetër do t'i afrojë tifozët me futbollin më shumë se më parë dhe me të vërtetë, shpresoj se kënga ime do t'i bëjë të gjithë në Evropë të ndjehen sikur janë pjesë e saj," është shprehur ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë