Ne rrjet

Kurti: Planin e ndarjes së Kosovës na e zbuloi këshilltari i Thaçit

Ish-kryeministri Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i ka treguar bashkëpunëtorit të tij, një plan që sipas tij lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës kur Kurti ishte në krye të qeverisë.

Sipas kreut të Vetëvendosjes, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka mësuar nga këshilltari i Thaçit, Ardian Tarifaj planin e marrëveshjes e cila ishte planifikuar të vihej në zbatim gjatë qeverisjes së tij, duke e cilësuar si plani i thikave mbi “hartën e Kosovës”.

Një takim disa ditë para takimit me presidentin Thaçi, këshilltari i tij Ardian Arifaj, ka takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë dhe i ka thënë “Hajde ta mbarojmë këtë punë sepse edhe Vetëvendosjes i leverdis, sepse po bëjme bashkim kombëtar”, është shprehur Kurti.

“Thaçi më tha “Në Uashington shkojmë për marrëveshje. Unë e pyeta nuk po shkojmë për dialog? Ai më tha, po çfarë dialogu, ne shkojmë për marrëveshje.Dhe kur unë e pyeta për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ai më tha se po te lejonte shoqja ime (Vjosa Osmani) të raportoja në Kuvend, do t’ia tregoja të gjithëve”, është shprehur Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë