Politike

Kurti merr mandatin nga Facebook pa një marrëveshje me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot edhe pas dorëzimit të emrit si i mandatuar për kryeministër, nuk ka arritur ende marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se është i gatshem për takime të reja me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e një marrëveshje për formimin e qeverisë.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/188089132335119/

“Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave”, theksoi kreu i VV. "Në mbledhjen konstituive më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dy javë pas takimi katër minutësh nuk kemi marrëveshje. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi të gatshëm për takime tjera”, ka thënë Kurti.

Pas dorëzimit të propozimit nga LV-ja, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë