Politike

Kurti letër Mustafës: Hiq dorë nga kryetari i Kuvendit!

Albin Kurti duket se ka ndërmarrë një përpjekje publike për ta rikthyer Lidhjen Demokratike të Kosovës në tryezën e negociatave.

Lëvizja Vetëvendosje i ka nisur një letër publike kreut të LDK-së Isa Mustafës, ku i kërkon që të vazhdojnë bisedimet për koalicionin qeveritar, pa përfshirë në këto negociata postin e kryetarit të Kuvendit.

Kurti shkruan se VV-ja u ka ofruar më shumë se gjysmën e qeverisë, duke ofruar një ndarje 6+5. Kreu i VV-së thekson po ashtu se ka rënë dakort me LDK-në për t’i ofruar edhe për kandidatin për postin e presidentit, edhe pse sipas Kurtit kjo çështje nuk është fare urgjente.

“Nuk mund të delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti, duke ia bërë të qartë Mustafës se nuk negocion më me këtë post.

Letra  e Kurtit vjen ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës më 20 janar, në orën 11:00.

Mustafa ka thënë se anëtarët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar letrën e dërguar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e kanë konsideruar si dicka jozyrtare.

Ai ka thënë se LDK-ja është e interesuar që ta përfundojë negociatat më LDK-në dhe të formojë koalicionin qeverisës.

“Letrën do ta shohim, por nuk e konsideroj si letër zyrtare dhe përgjigje zyrtare. Ne do të mundohemi të punojmë në mënyrë maksimale për marrëveshjen. Dhe për këtë kërkoj që edhe Lëvizja Vetëvendosje të japë kontributin e saj”, tha Mustafa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë