Politike

Kurti i përgjigjet Thaçit për qeverinë: Mos më bëj presion!

Albin Kurti i është përgjigjur sot kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për të marrë sa më parë mandatin e qeverisë, duke i kërkuar të mos ndikojë apo imponojë në krijimin e kabinetit.
Duke i thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës janë shumë pranë marrëveshjes, Kurti i bën thirrje Thaçit të presë.

“Kushtetuta e vendit nuk i jep presidentit asnjë rol aktiv në krijimin e qeverisë. Presidenti duhet ta mbajë një rol neutral”, shkruan Kurti në letrën e tij, ku ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike.


Mes rreshtave, kreu i VV-së pranon se nuk është ende gati për të marrë mandatin për formimin e qeverisë, por thotë se është pranë arritjes së marrëveshjes me LDK.

Në një letër të prerë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi të premten kreut të VV-së të vendosë së më parë nëse do ta marrë apo jo mandatin për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i kërkkoi Kurtit që ta njoftojë, në mënyrë që të mos humbet më kohë dhe të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime për të shmangur vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit. Sipas nenin 87 të Kushtetutës, që thotë qarë se nuk përjashtohet mundësia që partia ose koalicioni në fjalë të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e presidentit.

Thaçi u takuar të hënën e shkuar me Kurtin për të diskutuar rreth marrjes së mandatit për kryeministër. Ai i dha një afat prej 48 orëve Kurtit për të propozuar një emër. Ky afat ka skaduar të mërkurën në orën 15:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë