Politike

Kurti i përgjigjet Grenell: E kam parë në sy dhe i kam thënë se nuk e heq taksën pa reciprocitet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i është përgjigjur menjëherë një deklarate të Ambasadorit Richard Grenell, i cili tha se Kurti i kishte premtuar heqjen e taksës.

“Ai më pa në sy dhe tha se do ta heqin taksën”, ka thënë Grenell mbrëmjen e sotme, deklaratë e cila ka nxitur një reagim të menjëhershëm të Albin Kurtit.

Kryeministri i Kosovës thotë se është takuar dy herë me Grenell, dhe se mund të japë detaje nga takimet mbi vendin, datën dhe orën ku janë zhvilluar. Kurti deklaroi se i kishte thënë në sy ambasadorit që nuk e heq taksën ndaj Serbisë pa reciprocitet.
“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetorm ora 13:45, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dyja herët, e kam parë Grenell në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t'u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë