Politike

Grenell: Kurti më premtoi heqjen e taksës, jam kundër shkëmbimit të territoreve!

I dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell ka dhënë sot intervistën e tij të parë për një media shqiptare.

Ai ka vendosur t’i përgjigjet akuzave të kryeministrit në detyre Albin Kurtit për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme për shkëmbimin e territoreve, si dhe raporteve të mediave amerikane se presioni i ushtruar nga SHBA-ja çoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ai zbuluar detaje të bisedave me kryeministrin Kurtin duke thënë se ky i fundit e “kishte parë në dy dhe i kishte premtuar heqjen e taksës.

“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta tërhiqte taksën” ka thënë  Grenell. Ky vendim është dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”. Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat janë ato dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë të përkrahim vendime që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.

Ai është ndalur më pas tek “patatja e nxehtë”, shkëmbimi i territoreve, duke deklaruar  se asnjëherë nuk ka folur me Thaçin dhe Vuçicin rreth kësaj ideje si një zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time. Më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi dhënë deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Këto janë thjesht thashetheme” ka thënë ai.

I pyetur nëse për  të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell e ka përjashtuar si mundësi të mundshme. Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion” ka thënë i dërguari i Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë