Kosova

Kurti e Vuçiç takohen nesër në Ohër/ BE publikon agjendën

Të shtunën, më 18 mars, në Ohër mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Përmes një deklarate zyrtare nga BE, bëhet e ditur se të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, i cili do të fillojë në orën 10:00.

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime me secilin nga liderët, duke filluar nga ora 10:30.

Më pas, do të ketë një takim trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin për zbatimin e aneksit të planit evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

“Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga përfaqësuesi i lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites”, ka thënë BE-ja në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë