Lajme

Kurti anulon kontratën e kompanisë amerikane “Bechtel Enka”

Kryeministri Albin Kurti duket se ka sfiduar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke anuluar kontratën e kompanisë amerikane “Bechtel Enka”, për ndërtimin e një pjese autostrade.

Lajmi është bërë i ditur gjatë mbledhjes së qeverisë nga Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të paprecedentë vendimin e qeverisë së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë, thjesht me një vendim. Konsorciumi i ka kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka shtuar se koha kur Kosova ka dhënë miliona euro pa bazë ka kaluar dhe se Ministria e ka ngritur këtë çështje si urgjente në qeveri.

"Bechtel-Enka" ka dështuar deri më tani. Rrugëtimi ynë me dy autostradat e deritanishme përfundon sot. Për çdo angazhim tjetër në të ardhmen janë të mirëseardhur të konkurrojnë, të barabartë me secilën palë tjetër”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë