Financa Personale

Kursimet e familjeve mund të ndihmojnë ekonominë të rritet

Konsumatorët në vende të ndryshme të botës akumuluan pothuajse 3.000 trilionë dollarë nga kursimet shtesë nga pandemia. Një vlerë shumë e lartë e parave të thata që krijon një mundësi për rikuperimin ekonomik ndërkombëtar.

Sipas analizave nga Bloomberg, SHBA-ja, Kina, Japonia, Britania e Madhe dhe vendet e tjera të Be-së kanë shpenzuar minimalisht dhe kaë rritur kursimet gjatë periudhës së shtetrrethimeve. Parashikohet një vazhdim i kësaj linje duke parë se shumë vende po rikthejnë masat kufizuese.

1.5000 trilion dollarë gjenerohen vetëm nga SHBA-ja, sa dyfishi i PBB-së së shtetit Koreano-jugor.

Kaq para në stok i japin një shtysë ekonomisë së dëmtuar.

Ekspertët shpresojnë për një rritje të aktivitetit konsumator nëpër qendra tregtare, restorante, bare, aktivitete argëtuese dhe sportive. Pjesa tjetër që kanë kursyer, por janë të pasigurt për të shpenzuar mendohet se do t’i përdorin për likujdim huash ose do të vazhdojnë t’i mbajnë stok deri sa të kalojë kriza shëndetësore dhe financiare.

Nëse amerikanët vendosin të shpenzojnë kursimet e tyre, PBB-ja e vendit të tyre mund të rritet me 9% nga 4.6% që është parashikuar. Nëse ato vendosin t’i mbajnë përsëri në shtëpi, PBB-ja do të luhatet vetëm me 2.2%.

“Vera e 2020-ës na tregoi se sa e lëkundshme është një ekonomi dhe se sa shpejt mund ta marrë veten, nëse hiqen kufizimet e Covid-19,”-tha një ekonomist i Bloomberg.

Përvec SHBA-së, qytetarët në Kinë depozituan 430 bilionë dollarë gjatë 2020-ës. Në Mbretërinë e Bashkuar u mblodhën 387 trilionë dollarë dhe në Gjermani 141 trilion euro.

Interesat e ulëta në banka gjithashtu ulin aktivitetin e depozitimeve dhe individëve nuk u pëlqen të mbajnë para të mbyllura.

Nëse konsumatorët do t’i mbajnë paratë në shtëpi do të krijojë një plogështi në ekonomi.

Ata që kanë kursyer më së shumti janë familje të pasura sepse ato me të ardhura minimale apo mesatare i kanë shpenzuar tashme kursimet. Ekziston frika e rritjes së taksave nga qeveritë për të përballuar programet e rrezikut të Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë