Para

“Kur të merret vesh kush e ka krijuar, Bitcoin do të shkojë në zero”

“Ju nuk e dini kush fshihet pas Bitcoin!”. Kjo ishte fjalia e  Dan Pena, një ndër investitorët më të famshëm dhe të pasur në botën e biznesit dhe ish-drejtori i PayPal.

Ekonomistët me eksperiencë në dekada të ndryshme, kanë qenë gjithmonë spekulativë dhe dyshues mbi kriptomonedhën.

Në një konferencë për shtyp ai vazhdoi me spekulimet e tij kundër kriptomonedhës më të famshme në botë.

“Nëse do ta dinit kush qëndron pas Bitcoin, do të vraponit aq shpejt sa prisni sallatë”,- tha Pena.

Në fjalën e tij Pena shtoi se nëse njerëzit do ta dinin kush e ka monedhën digjitale, nuk do të mund të flinin natën.

“Kur të merret vesh, jam 100% i sigurt se Bitcoin do të shkojë për dreq, do të shkojë në zero.”

Në rrjetet sociale ndjekësit vazhduan të përmendin personazhe të ndryshme, ku më i përmenduri ishte Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë