Media Galeri

Kur rusët e amerikanët takoheshin në mes të Gjermanisë

Për Europën është dita e saj, për SHBA fundi i një lufte rraskapitëse dhe që gjeografikisht e zhvillonte larg, ndërsa për Rusinë fitorja në atë që e quan “Lufta e Madhe Patriotike”.

Më 9 maj të 1945 pushuan krisat më Berlin. Nazimi ishte asgjësuar plotësisht dhe trupat aleate nga Perëndimi dhe Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik nga lindja u takuan.

Vendi i takimit ishte Lumi Elba, disa kilometra në perëndim të Berlinit. Nga fotot e shkrepura në atë periudhë nga të dyja palët vihet re gëzimi i fitores. E me të drejtë, sepse ishte fundi i luftës më të përgjakshme në historinë e njerëzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë